Gjatë rrëfimit të saj në emisionin “Pas Mesnate”, vajza e shkrimtarit të shquar, Nuam Prifti, Julika ka treguar se ata jetonin në një apartament shumë të vogël dhe babai nuk kishte mundësi për një dhomë personale, prandaj shkonte çdo ditë te Biblioteka Kombëtare.
Ajo zbuloi se kur babai kthehej në shtëpi, çdo ditë pas dreke i lexonte shkrimet e tij, por që nuk kishin mundësi t’i inçizonin.
Sakaq, Julika tha se kanë qenë të shumta rastet kur të atin e paralajmëronin që duhet të bëjë kujdes, pasi po shkruan kundër partisë dhe ka vëllezërit në SHBA.
“Ne kishim një apartament të vogël në Tiranë dhe babai megjithëse në profesion të lirë nuk kishte një dhomë siç duhej dhe shkonte përditë në Bibliotekën Kombëtare. Ishte frekuentues i rregullt i Bibliotekës Kombëtare, madje kishte dhe një tavolinë dhe një karrige të vetën që nuk ia prekte askush, sepse e dinin që aty ishte vendi i tij. Edhe shkruante atje, po kur kthehej në shtëpi, gjithmonë pasi hanim drekën, babai lexonte atë që kishte shkruar dhe ndonjëherë mua më dridhej mishi kur dëgjoja ato që kishte shkruar babai. Dua të them që kishte një diksion dhe një zë shumë të bukur, mund të them që shumë pak janë aktorët që mund t’i afroheshin babait në interpretimin e veprave të tij, sepse e dinte shumë mirë logjikën e frazës dhe më vjen shumë keq që nuk mundëm ta inçizonim. Një herë në vit, babain e thërriste, operatori i zonës dhe i thoshte: ‘Ne e dimë që ti shkruan kundër, ke vëllezërit në Amerikë, kështu që kujdes’. Edhe babai nuk e dinte që do ta arrestonin apo do të kthehej atë ditë”, tregoi Julika./abcnews.al