Inter, Inzaghi: Humbja na lëndon, e kishim në dorë kualifikimin

schedule10:15 - 14 Mars, 2024

schedule 10:15 - 14 Mars, 2024

Simone Inzaghi ka pranuar se Interi nuk ishte mësuartë humbiste dhe se ishte krenar për lojtarët e tij. Tekniku zikaltër gjithashtu thekson se humbja dhemb dhe se skuadra e tij e kishte në dorë kualifikimin.

Inter ishte favorit në këtë sfidë duke marrë parasysh dhe avantazhin 1-0 të ndeshjes së parë, por zikaltërit e çuan ndeshjen në shtesa dhe më pas në penallti aty ku humbën shansin e kualifikimit. Djemtë e Inzaghit kishin shumë raste të pastëra përballë Oblak, sidomos me Thuram dhe Barella të cilët u asistuan dy herë nga Lautaro, por të dy lojtarët gabuan.

“Ka zhgënjim për klubin dhe gjithë familjen e Interit, por u thashë djemve se duhet të jenë krenarë për udhëtimin që kanë bërë.

Ne ishim të pamposhtur në tetë ndeshje, por duhet të kishim bërë më mirë. E kishim ndeshjen në dorë, bëmë shumë gabime dhe kjo bëri diferencën. Mund të kishim bërë më shumë në ndeshjen e parë, por këtu duhet të kishim mbajtur epërsinë që na dha Dimarco.

Kjo skuadër nuk është mësuar të humbasë. Humbja duhet të lëndojë, ne e kishim kualifikimin në dorë. Megjithatë, jam super krenar që jam trajner i kësaj skuadre. Është zhgënjyese për të gjithë ne, por tani kemi 10 ndeshje përpara në Serie A dhe duhet të përpiqemi t’i fitojmë për të arritur objektivin më të rëndësishëm”, është shprehur ndër të tjera Inzaghi./h.ll/abcnews.al