“Berisha dha urdhër për të qëlluar në 21 janar”, gazetari Mahmutaj: Gardisti u dhunua në zyrën e ish-kryeministrit

schedule17:54 - 13 Mars, 2024

schedule 17:54 - 13 Mars, 2024

Gazetari Fatos Mahmutaj në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News foli për çështjen e 21 Janarit që tashmë do të hetohet nga SPAK. Mahmutaj shtoi se për zbardhjen e plotë të ngjarjen janë të gjitha provat, por duhet vetëm që drejtësia të bëjë punën e saj.

Gjithashtu ai shtoi se gardisti Ndrea Prendi është dhunuar, ndërsa ritheksoi se urdhri për të qëlluar mbi protestuesit është dhënë nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“21 janari” mbetet ngjarja e rëndë që tronditi vendin tonë, më 21 janar të 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

“Në 21 janar mbi protestues në dijeni time kanë qëlluar dy persona, gardisti, dhe nga tarraca e kryeministrit shefi i sigurisë së Berishës. Nëse SPAK do të dojë ka për t’i zbardhur ato çështje, Dy personat që kanë qëlluar janë të fiksuar nga kamerat e dhjetëra televizioneve. Basha e ka fatkeqësisht atë akuzë, imagjino që Basha të mos përcillte urdhrat e Berishës. E kam thënë më parë pasi i kërkuan që t’i jepte urdhër gardës për të qëlluar mbi njerëz. Sali Berisha ia kërkoi. Ndrea Prendi ka dorëzuar armën kur është futur në zyrë. Armën e tij e ka marrë më pas e kanë dhunuar. Ndrea Prendin për ta detyruar që të jepte urdhër e kanë rrahur. Bashkëpunëtorë të drejtësisë, ka pasur disa raste të tjera. Një nga ato është rasti i Gërdecit. Por Ndrea Prendi jo të pendohej por thjesht duhet të rrëfente ato që kanë ndodhur. Vetëm dëshmitë dhe provat do të mjaftonin për të çuar në burg Berishën, Ndrea Prendin dhe Lulzim Bashës si përcjellës të Berishës. Do të ishte në nderin e tyre që Prendi dhe Basha të deklaroni vetëm atë që kanë parë, por askush nga ata nuk ka për ta bërë. Kam lexuar që është gjetur një kopje e pamjeve nga serverat e kryeministrisë, por duhet vetëm që SPAK të bëjë detyrën pasi realisht janë provat”, ka thënë më tej gazetari.

/abcnews.al/