Rreth 1800 punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të jenë në gatishmëri natën e ndërrimit të viteve. OSHEE përmes një njoftimi për shtyp thotë se ka ngritur grupe pune për lokalizimin e defekteve dhe marrjen e masave. Do të riparohet në kohë çdo avari që mund të shfaqet në rrjetin e shpërndarjes për objektet e rëndësisë së veçantë, spitalet, hidrovoret e deri tek konsumatori i fundit. Për çdo problem, OSSHE ka publikuar në faqen e saj të internetit numrat e telefonit sipas rajoneve, ndërkohë që në të gjithë territorin thotë se qëndron në funksion numri unik Call Center i 042274141./abcnews.al
1800 punonjës të OSHEE janë në gatishmëri natën e ndërrimit të viteve
schedule13:00 - 31 Dhjetor, 2017
schedule 13:00 - 31 Dhjetor, 2017