Itali, shqiptari arrestohet për dhunë në familje

schedule14:35 - 13 Mars, 2024

schedule 14:35 - 13 Mars, 2024

Një 46 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane për dhunë në familje. Ka qenë bashkëshortja, e cila pas 17 vitesh terror, ka gjetur guximin dhe ka denoncuar në Bolonja keqtrajtimet që kishte vuajtur prej kohësh nga i shoqi, shpeshherë para fëmijëve të saj të mitur.

Ajo ka treguar se një ndër episodet më të dhunshme ishte kur gruaja harroi të mbyllte derën e shtëpisë. Për ta ndëshkuar, i shoqi e kishte mbyllur në banjë dhe e kishte rrahur, duke e tërhequr zvarrë për flokësh.

“Më vriste çdo herë brenda, sidomos kur më rrihte kur isha shtatzënë, sepse nuk i jetova këto vite, mbijetova”, shprehet gruaja teksa ka folur në polici. Gjyqtari hetues i Bolonjës pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke vendosur masën e sigurisë me burg për 46-vjeçarin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!