Shkëmbenin heroinë dhe marijuanë me shqiptarët dhe Ndragheta…

schedule14:01 - 31 Tetor, 2019

schedule 14:01 - 31 Tetor, 2019

Blinin heroinë dhe marijuanë nga shqiptarët dhe ua shisnin kalabrezëve. Në këmbim nga ndrangheta merrnin kokainë, për t’u shitur në sheshet e veriut të Barit. Tre burra u arrestuan nga skuadra e lëvizshme e Barit, në ekzekutim të një urdhri paraburgimi të nënshkruar nga gjykatësi hetues Annachiara Mastrorilli me kërkesë të prokurorit Giuseppe Maralfa.

Sipas mediave italiane në pranga përfundoi shqiptari 30 vjeçar Emiljano Mustafa dhe dy italianët Davide Daddato 51 vjeç dhe Umberto Di Benedetto, 43  vjeç.

Sipas policisë, ata ishin pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës.

Sekuestrime të mëdha droge u kryen dy vjet më parë, duke filluar nga 12 pako heroinë që peshonin katër kilogramë të sekuestruara në 27 Shtator 2017, për të arritur deri te sekuestrimi i 4 kilogramëve heroinë  66-vjeçarit nga Molfetta, Giacchino Spadavecchia, i cili sapo kishte zbritur nga një traget që vinte nga Durrësi.

Nga ai episod u kuptua se sasi të mëdha droge udhëtonin në Adriatik, duke u drejtuar drejt veriut të Barit dhe më saktë drejt disa kutive në dispozicion të Di Benedetto, në lagjen Superga të Trani. Atje u mbajtën 100 kilogramë marijuanë të cilat, më 30 janar 2018, Umberto Barretta po i transportonte për në Siçili, si edhe 15 kilogramët e heroinës që, më 11 Prill 2018, Giuseppe La Regina  nga Kalabria kishte ardhur për t’i blerë në Puglia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!