Në Iran janë shënuar dy viktimat e para nga protestat anti-qeveritare që po zhvillohen kundër nivelit të ulët të jetësës dhe korrupsionit. Kjo valë protestash ka shkaktuar përplasje mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Dy persona janë vrarë në Iran gjatë protestave anti-qeveritare kundër nivelit të ulët të jetësës dhe dyshimeve për korrupsion. Viktimat e para u regjistruan në Doraud, në krahinën e Loerstan. Lajmi është konfirmuar nga zëvendës-shefi i sigurisë i kësaj province, i cili nuk bën të ditur shkaqet e vdekjes së manifestuesve. Por ai thekson se “asnjë plumb nuk është qëlluar kundër protestuesve nga policia dhe forcat e sigurisë”. Gjithashtu nënvizon se manifestimi nuk ishte i autorizuar dhe duhej të përfundonte në mënyrë të qetë.
Por kundër zyrtarit flasin disa pamje filmike, në të cilat shikohet qartë një protestues i plagosur në dorë dhe dëgjohen të shtëna me armë zjarri. Televizioni shtetëror duke konfirmuar vdekjen e dy manifestuesve, thekson se ata nuk janë vrarë nga policia por nga agjentë të huaj. Gjithashtu mediat iraniane shkruajnë se autoritetet kanë arrestuar mbi 80 manifestues dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur. Në sajë të zhvillimeve të fundit, qeveria ka bllokuar internetin për shkak të lajmeve për dy viktimat. Gjithashtu pretendohet mbyllja e aplikacionit “Telegram, rrjeti social më I fuqishëm në Iran. Por të njëjtin fat mund ta kenë edhe media të tjera sociale që operojnë në këtë shtet.
Ndërkohë, këto protesta kanë sjellë edhe përplasje mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpërndarë një mesazh në Tuitër: “Qeveria iraniane duhet të respektojë të drejtata e popullit të vet, përfshirë të drejtën e shprehjes. Bota po ju monitoron”. Gjithashtu thekson se protesta paqësore po zhvillohen nga qytetarë iranianë, të cilët janë lodhur nga korrupsioni i regjimit dhe harxhimi i pasurisë kombëtare për të financuar terrorizmin jashtë vendit.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Teheranit. “Deklarata të rreme, hipokrite dhe opurtuniste”. Kështu është shprehur zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iranine, Bahram Gashemi. Ai i kërkoi pupullit që të mos marrin parasysh kritikat e Trump apo të funksionarëve të tjerë amerikanë./abcnews.al