Sllovaki, mijëra protestues kundër qeverisë për afrimin me Rusinë

schedule09:27 - 13 Mars, 2024

schedule 09:27 - 13 Mars, 2024

Mijëra njerëz dolën të martën në rrugët e kryeqytetit të Sllovakisë Bratislava për të treguar mbështetje për Ukrainën dhe për të protestuar kundër qeverisë sllovake, e cila sipas kritikëve është afruar shumë me Rusinë.

Qeveria e kryeministrit Robert Fico ka ngritur alarmin në mesin e kritikëve që nga marrja e pushtetit tetorin e kaluar me kritikat e saj të forta për ndihmën ushtarake të Evropës për Ukrainën dhe shtytjen e saj për të rinovuar lidhjet ruse si kulturore ashtu edhe politike, shkruan Reuters.

Rasti i fundit erdhi këtë muaj kur ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Juraj Blanar zhvilloi bisedime me homologun rus Sergei Lavrov – një takim i rrallë i nivelit të lartë midis një shteti anëtar të Bashkimit Evropian dhe një vendi që BE-ja ka kërkuar ta izolojë.

“Njerëzit në Ukrainë e dëgjojnë këtë çdo ditë,” i tha turmës organizatori i protestës, Michal Hvorecky ndërsa demonstrata filloi me tingujt e sirenave të sulmit ajror./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!