Avokati Idajet Beqiri në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, foli për çështjen e 21 janarit, hetimi i kësaj dosje tashmë do të bëhet nga SPAK.
Gjatë kësaj interviste, avokati theksoi se lidhur me këtë ngjarje do të hetohen penalisht ish-kryeministri Berisha, Lulzim Basha dhe Andrea Prendi.
“Sot u pranua regjistrimi i kallëzimit penal që ne kemi bërë në janar të vitit 2023. Në kallëzimin penal të katër familjarët, kallëzuan penalisht Sali Berishën, Lulzim Bashën, Andrea Prendin dhe bashkëpunëtorë të tjerë që i ndihmuan. SPAK këtë çështje ia kaloi prokurorisë së Tiranës edhe pse ishte kompetente. Ata e njohin shumë mirë ligjin, por përse e shkelin me të dyja këmbët? Tani këta do të hetohen, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Andrea Prendi. Ajo kasetë nuk është prova e vetme, dhe ne i thamë SPAK që nuk e dorëzojmë nëse nuk e hetoni ju. Në këtë provë vërtetohet ajo çfarë thotë Gjykata e Strasburgut që kemi të bëjmë me krim shtetëror. Andrea Prendi mori urdhrin dhe bëri vrasjen. Nuk është drejtpërdrejt Berisha, por fakti që Andrea Prendi u fut në kryeministri në zyrën e Berishës doli me syrin e ënjtur dhe doli pastaj dha urdhrin që dha. Ish-Presidenti bamir Topi ka bërë një libër për 21 janarin, atë libër do ta çojmë. Dhe janë bërë mjaft deklarime dhe do të formësojnë dosjen hetimore. Berisha e Basha akuzohet për vrasje të cilësuara. Po u regjistrua procedimi penal, ai regjistrohet ndaj këtyre personave dhe këta persona do të japin shpjegime, mënyrën e ndërtimin e dinë organi i hetimit se si e ndërton”, tha ai.
/abcnews.al/