Presidenti Ilir Meta vizitoi Komandën e Forcave Tokësore në Zall-Herr, nga ku zhvilloi një video-konferencë me ushtarakët e impenjuar në 4 misione jashtë vendit. Duke i uruar për Vitin e Ri, Meta vlerësoi maksimalisht kontributin e ushtarakëve shqiptarë që ndodhen në mision jashtë territorit të Shqipërisë.
Për t’u uruar ushtarakëve Vitin e Ri, Presidenti Ilir Meta zgjodhi të vizitonte Komandën e Forcave Tokësore në Zall-Herr. Që këtu zhvilloi edhe biseda në video-konferencë me pjesëmarrësit 4 misione jashtë vendit vendit, ushtarakë që ndërrimi i viteve i gjen larg familjeve por pranë flamurit, siç u shpreh Kreu i Shtetit.
Me cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Presidenti Meta siguroi se kontributi i Shqipërisë për sigurinë dhe paqen nuk do të mungojë as në të ardhmen.
Duke vlerësuar maksimalisht sakrificën e ushtarakëve shqiptarë, Meta ka kujtuar përmes një homazhi edhe kapiten Feti Voglin, i cili u vra në krye të detyrës, në shkurt të vitit 2012, gjatë një operacioni në Kandahar të Afganistanit, pjesë e misionit paqeruajtës në cilin shërbenin Forcat e Armatosura shqiptare.
Para se të mbyllte video-konferencën me 4 misionet ushtarake, ndau me ta një urim./abcnews.al