Celta Vigo ka marrë vendimin e prerë duke shkarkuar menjëherë trajnerin spanjoll, Rafa Benitez.
Humbja 4-0 ndaj Real Madrid ishte fatale, duke detyruar klubin spanjoll të njoftojë ditën e martë shkarkimin e ish-trajnerit të Interit, Napolit apo Liverpool.
“Rafa Benitez dhe stafi i tij teknik largohen nga Celta Vigo pas tetë muajsh angazhim absolut dhe përkushtim të plotë, por në të cilin skuadra nuk arriti rezultatet e pritura nga klubi.
Klubi dëshiron të shprehë mirënjohjen e sinqertë për Bentiez dhe për stafin e tij, për angazhimin, ndershmërinë dhe profesionalizimin që kanë treguar që nga ardhja e tyre dhe për punën e palodhshme që kanë bërë. Gjithashtu RC Celta dëshiron t’i urojë fat dhe suksese në të ardhmen”, ishte deklarata e klubit spanjoll.
Aktualisht, Celta Vigo ndodhet në vendin e 17-të me 24 pikë, pra vetëm 2 pikë larg zonës së kuqe./h.ll/abcnews.al