Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Dhunoi me grushte dhe shkelma partneren, arrestohet 25 vjeçari shqiptar në Greqi

schedule09:35 - 11 Mars, 2024

schedule 09:35 - 11 Mars, 2024

Një ngjarje e rëndë në familje mbrëmjen e së dielës në Heraklion të Kretës. ka sjellë arrestimin e një 25-vjeçari nga Shqipëria. Sipas mediave greke, i riu shqiptar dyshohet se e ka rrahur rëndë me grushte dhe shkelma në kokë dhe fytyrë partneren 24-vjeçare, gjithashtu nga Shqipëria, brenda banesës së saj

Për t’i shpëtuar tërbimit të tij, vajza ka arritur të dalë në ballkonin e banesës dhe ka mbyllur derën. Më pas për të shmangur pasojat është hedhur nga ballkoni dhe është larguar nga zona. Ai është arrestuar në spital, ku kishte shkuar për ndihmën e parë dhe akuzohet për dhunë në familje./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!