Një “Dardane” në Paris, Donjeta Sadiku kualifikohet për në Lojërat Olimpike

schedule08:28 - 11 Mars, 2024

schedule 08:28 - 11 Mars, 2024

Boksierja “Dardane”, Donjeta Sadiku ka shkruar historinë në boksin kosovar pasi i ka sjellë normën e parë olimpike.

Sadiku ka siguruar “biletën” apo ndryshe kualifikimin në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.

Ylli i Kosovës mposhti boksieren italiane, Alessia Mesiano në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 60 kilogramë, të turneut kualifikues për në ‘Paris 2024’.

Kjo ishte fitorja e katërt me radhë për Donjeta Sadikun në këtë turne./ h.ll/abcnews.al