Turqi, sekuestrohen 4,6 tonë metamfetaminë

schedule07:40 - 9 Mars, 2024

schedule 07:40 - 9 Mars, 2024

Policia turke sekuestroi 4,6 tonë metamfetaminë dhe kapi tetë trafikantë të dyshuar të drogës në një operacion në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, tha ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.

Yerlikaya njoftoi në platformën e mediave sociale X se një operacion i madh ishte nisur kundër tregtarëve të drogës, gjatë të cilit policia kishte bastisur tre lokacione në qytet.

Metamfetamina e konfiskuar ishte në forma të ndryshme, duke përfshirë ato të ngopura me fara hardhie, të lëngshme, rrëshirë dhe aceton, sipas Yerlikaya.

Yerlikaya shtoi se tetë të dyshuar, përfshirë katër shtetas të huaj, janë arrestuar.

Ne jemi të vendosur të pastrojmë vendin tonë nga tregtarët e helmeve dhe shitësit ambulantë,” tha ai, duke vënë në dukje se operacionet kundër trafikantëve të drogës në të gjithë vendin do të vazhdojnë të përshkallëzohen.