ABC News sjell pamjet nga banesa e kthyer në një depo armatimi, e cila u zbuluar paraditen e 7 marsit në fshatin Babicë të Vlorës. Forcat RENEA dhe Policia e Vlorës mësynë ditën e djeshme në banesë duke zbuluar një bazë armatimesh, ndërsa gjatë aksionit u arrestua 35-vjeçari Luçiano Deraj, i cili dyshohet se është i lidhur me grupet kriminale.
të sigurojë pamjet e banesës, ku ditën e djeshme u gjetën armatime të llojeve të ndryshme në Vlorë.
Luçiano Deraj ishte djali i kësaj shtëpie, i cili jetonte ne katin e dytë. Brenda në banesë jetonte gjyshi dhe gjyshja, si dhe babai dhe nusja e babait (njerka).
Jashtë kamerave familjaret shprehen se u tronditen kur panë shumë efektivë policie.
Luçiaano Deraj u arrestua në ambientet e punës dhe jo në shtëpi. Policia e solli në banesë me pranga dhe me pas kontrolluan atë. Vet djali i shtëpisë punonte në një servis makinash.