Ç’ndodh nëse në Shqipëri hyn një avion serb? Koloneli: Na sinjalizon NATO. Nanaj: Pilotët të përgatitur

schedule21:41 - 7 Mars, 2024

schedule 21:41 - 7 Mars, 2024

Koloneli Dilaver Goxhaj ka deklaruar në emisionin “360 Gradë” se nëse në ditët e sotme do të hynte në Shqipëri një avion serbe, atëherë ne do të na sinjalizonte qendra e NATO-s në Spanjë dhe një avion italian ose grek do të na ndihmonte.

 “Nëse hyn një aeroplan serb, ne na sinjalizon qendra e NATO-s është në Spanjë dhe ngrihen ose avioni italian ose avioni grek se ata kanë të bëjnë me hapësirën tonë ajrore. Ngrihen ata dhe merren ata me të. Unë kam qene mbrojtje kundra roje dhe kam qene në armën e raketave kundra roje, ekzistonte komanda qendrore dhe të gjitha të dhënat jepeshin nga komandat qendrore të ushtrisë, e cila ishte në kodrat e Saukut. Edhe njoftohej njëherësh aviacioni dhe gjithë mbrojtja kundër ajrore e vendit. Ne të raketave brenda tre minutash ishim gati të hapnim zjarr, se raketa qendronte e mbuluar me mushama dhe ushtarët flinin atje. Ata hiqnin mushamanë kur i thoshim ne”, tha ai.

Ndërsa, ish-koloneli Agim Nanaj u shpreh se çdo objekt ajror që kalon mbi territor e rrezikon mbrojtjen e vendit. Sipas tij, Shqipëria nuk ka bërë veprime të kësaj natyre, por pilotët tanë kanë qenë shumë të përgatitur.

Çdo objekt ajror që kalon mbi territor e rrezikon mbrojtjen e vendit. Prandaj, ka qene një organizim shumë i mirë. Ne nuk kemi bërë luftime ajrore me të tjerët, por masa dhe veprime të kësaj natyre individuale nga pilotët tanë kanë qene me një nivel jashtëzakonisht shumë të lartë të përgatitjes, krahasoheshin me të gjithë pilotët e tjerë të sistemit të demokracive të asaj kohe. Kishim një park avionësh relativisht të lartë. Është shumë e vështirë përgatitja, zgjat nga 3-4 vjet, që të bëhesh një pilot fillestar si ne duhet 4 vjet, ndërsa me eksperiencë ka kualifikim të mëtejshëm 7 vjet”, tha Nanaj./abcnews.al