Kryeministri francez Gabriel Atal njoftoi mbështetjen e Parisit për kandidaturën e holandezit Mark Rutte për udhëheqjen e NATO-s.
“Natyrisht, ne mbështesim kandidaturën e Rutte për shkak të përvojës së tij, aftësisë së tij për të bashkuar një gamë të gjerë njerëzish dhe për të vepruar për sigurinë tonë kolektive,” deklaroi Atal gjatë një konference për shtyp me Rutte në Holandë.
Nga ana e tij, Rutte tha se është “jetike” “të thyhet ngërçi në Kongres për 60 miliardë dollarët për Ukrainën“. Ai shprehu gjithashtu vlerësimin se SHBA do të mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë së Evropës edhe nëse Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve të nëntorit./abcnews.al