Emërohet në Prokurorinë e Posaçme prokurori i 18-të, Ols Dado

schedule12:50 - 7 Mars, 2024

schedule 12:50 - 7 Mars, 2024

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar në detyrë prokurorin e 18-të, Ols Dado, si prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranë SPAK.

Ndërkohë kandidaturat e tjera, prokurorët Anita Jella dhe Ndini Tavani, do të miratohen në vijim me përfundimin e procesit të kontrollit të pasurisë dhe figurës nga Komisioni i Posaçëm.

Ols Dado ka punuar në sektorin privat dhe si noter, përpara se të emërohej prokuror në Prokurorinë e Pogradecit në vitin 2008.

Në vitin 2010 ai u transferua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndërsa prej vitit 2020 u komandua në Prokurorinë e Përgjithshme si ndihmës magjistrat, transferim që u ndërpre më 6 mars, për të filluar një komandim të ri në SPAK.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!