Një banesë në Shkodër është përfshirë nga flakët. Banesa ndodhet në pronësi të një shtetasi 69 vjeç. Dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike. Ndërkohë grupi hetimor po punon për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të rënies së zjarrit.
“Rreth orës 12:00, në lagjen “Skënderbeg”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banese e 69 vjeçari. Si pasojë janë djegur disa pajisje në këtë banesë. Grupi hetimor vijon të punojë për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al/