Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro thotë se vitin e ardhshëm, Shqipëria do të ketë vendin e nderit në panairin e turizmit në Berlin.
Gjatë fjalës së saj në panair, Kumbaro u shpreh se sfidë e Shqipërisë, tanimë nuk është më numërimi i turistëve, por që atyre t’u orfohet cilësia e shërbimit.
“Duam t’iu tregojmë se Shqipëria është shumë, me një xhevahir kurore që është Bashkia e Durrësit, ku po ndërtojmë edhe marinën më të madhe në Ballkan, ku kemi portin më të madh, ku kemi afër aeroportin dhe ku praktikisht nga jugu, Shkodra, Lezha, Tropoja me Valbonën, malësitë e Dibrës, është e gjitha një buqetë që sot quhet, Shqipëria e të gjitha shijeve dhe shqisave. Këtë vit, ne do të hapim dhe marrëveshjen me OBT dhe me panairin e Berlinit, që Shqipëria, vitin që vjen, të jetë vendi i nderit, që do të thotë, vitin që vjen, ne do ta pushtojmë panairin, do ta pushtojmë Berlinin me më të mirën tonë.
U mbyll shkurti e një shifër fantastike, 55% më shumë vizitorë të huaj shkurti 2024, krahasuar me shkurtin e vitit 2023. 1 milion vizitorë të huaj i bëmë që në 2 muajt e para. Sfida jonë, nuk është më të numërojmë milionat, por t’u ofrojmë atyre cilësinë e shërbimit”, theksoi ajo.