Kaosi në seancë, PS kërkon përjashtim të Flamur Nokës dhe dy deputetëve të tjerë

schedule15:56 - 5 Mars, 2024

schedule 15:56 - 5 Mars, 2024

TIRANË– Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar masë disiplinore për 3 deputetë të opozitës. Bëhet fjalë për Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Saimir Korreshi për kaosin e prodhuar në seancën e së hënës.

Sekretariati i Etikës mblidhet të mërkurën në orën 13:00 për vendimin. Deputetët e grupit të Sali Berishës, në seanca e fundit plenare kanë qenë protagonistë të sherrit dhe kaosit, ndërsa mazhoranca ka miratuar ligjet e planifikuara, pavarësisht zhurmës.