“Task force e përbashkët për emigrantët”/ Ambasadori britanik: Falë marrëveshjes me Shqipërinë, ka rënie me 90 përqind të numrit të emigrantëve ilegalë

schedule17:41 - 4 Mars, 2024

schedule 17:41 - 4 Mars, 2024

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King Smith thotë se do të ketë një task force të përbashkët me vendin tonë për emigrantët e paligjshëm.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Smith u shpreh se falë marrëveshjes me qeverinë shqiptare, ka një rënie prej 90% të numrit të shqiptarëve që futen ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

“Përmendet gjithashtu edhe mbrojtja, në thelb të kësaj është një rritje e partneritet tonë në mbrojtje, në zhvillmin ekonomik, drejtësi, arsim, kulturë. Kjo është një nga mënyrat sesi në i trajtojmë sfidat. Emigracioni do të vazhdojë të jetë pjesë e rëndësishme e kësaj. Marrëveshja, partneriteti me Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare kanë qenë shumë të suksesshëm dhe kanë çuar në një rënie prej 90% të numrit të shqiptarëve që futen ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Duhet të kemi qëndrueshmëri në këtë pikëpamje.

Kjo është me interes për të gjitha vendet evropiane. Besoj se do të sahihni se me task forcën e përbashkët, po mundohemi ta zgjerojmë në rajon, Shqipëria po i tregon botës sesi arrin ta bëjë diçka të tillë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!