I dërguari i Biden mbërrin në Liban, kërkohet një zgjidhje diplomatike midis Hezbollahut dhe Izraelit

schedule16:17 - 4 Mars, 2024

schedule 16:17 - 4 Mars, 2024

“Një përshkallëzim i dhunës nuk është në interes të popullit libanez dhe izraelit dhe një luftë e kufizuar është e pa kontrollueshme”.

Ishte ky paralajmërimi i një këshilltari të lartë të presidentit amerikan Joe Biden, Amos Hochstein, në një konferencë shtypi nga Bejruti të hënën, shkruan CNN.

Hochstein, i cili ka vizituar Libanin disa herë që nga shpërthimi i armiqësive midis Hezbollahut dhe Izraelit , është në Bejrut për bisedime me zyrtarë të lartë libanezë për të gjetur një zgjidhje diplomatike për armiqësitë e vazhdueshme përgjatë kufirit Izrael-Liban.

“Unë jam i vetëdijshëm se ardhja ime vjen pas disa javësh të tensionuara në të dy anët e kufirit,” Hochstein.

“Përshkallëzimi i dhunës nuk është në interesin e askujt dhe nuk ka gjë të tillë si një luftë e kufizuar… një përshkallëzim me siguri nuk do ta ndihmojë Libanin të rindërtohet dhe të përparojë përpara në këtë kohë kritike në historinë e Libanit,” shtoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!