E hëna nis me mot të paqëndrueshëm, vranësira dhe reshje në të gjithë territorin

schedule07:05 - 4 Mars, 2024

schedule 07:05 - 4 Mars, 2024

Sipas MeteoAlb do të vijojë Shqipëria nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat e dendur të jenë prezente; herë pas here do të ketë edhe stuhi të forta ere, kryesisht në brigjet Joniane.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me rrebeshe të përkohshme vetëm skajin veri-veriperëndimor të territorit.

Ndërkohë; temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit, por do të ulen ndjeshëm në mesditë me 3 – 4 gradë C duke luhatur vlerat ditore nga 3°C minimalja deri në 17°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 5 ballë.

Kosova

Orët e paradites; në Republikën e Kosovës do të jenë në ndikimin e vranësirave të dendura dhe rrebesheve të shiut në pjesën më të madhe të territorit.

Më të dukshme vranësirat dhe shirat do të vijojnë në zonat Veri-Veriperëndimore ku herë pas here shirat paraqiten në formë shtrëngate; situatë e cila do të vijojë deri vonë në mbrëmje ku pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve meteorologjike në Kosovë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita sjellë rënie të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 12°C.

Përsa i përket, parametrit të erës ajo do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 60 km/h nga drejtimi Verior.

Maqedonia e Veriut

Gjatë paradites; Republika e Maqedonisë së Veriut do të paraqitet nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të konsiderueshëm ku hera – herës shirat do të jenë në formë shtrëngate. Më të theksuara në zonat Jugore dhe Jugperëndimore të RMV.

Orët e pasdites do të sjellë dobësim të ndjeshëm të intensitet të shirave në pjesën më të madhe të RMV duke lënë me shira të izoluar skajin verior – verilindor të RMV.

Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita sjell rënie të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 12°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi permanent Verior.

Europa

Zhvillimi i ciklonit të Islandës ka bërë që pothuajse i gjithë kontinenti Europian të jetë nën ndikimin e vranësirave të dendura, të cilat do të gjenerojë rrebeshe shiu. Reshjet e shiut parashikohet që më të shumta të jenë në Europën Veriperëndimore, Europën Jugore si edhe pjesërisht në Qendër, ku herë pas here; rrebeshet e shiut do të shoqërohen me stuhi të forta ere.

Po ashtu; vranësira dhe reshje të konsiderueshme dëbore do të kenë vendet Nordike, ndërsa në ndikimin e motit te kthjellët dhe vranësirave të paraqiten; gadishulli Iberik si edhe gadishulli Apenin.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!