Një delegacion i gjerë arbëreshësh u prit nga Presidenti Bajram Begaj, për të kremtuar 580-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.
“Jemi vend i vogël po me zemër të madhe. Kemi bujarinë, mikpritjen, vlera të njëjta me atë të Italisë mike e cila u bë shtëpia juaj e re 6 shekuj më parë, ndërsa për shqiptarët e pas viteve ‘90 Italia, është shtëpia e dytë për ta”
Kjo është hera e parë të gjithë përfaqësuesit e arbëreshëve bëhen bashke për të nderuar Besëlidhjen e 2 Marsit 1444, sic tha Presidenti, si një mesazh për nevojën e unifikimit mes shqiptarëve përballë sfidave të sotme.
“Sot është një ditë e vecantë për ta kujtuar atë moment për faktin se sfidat tona të reja përballohen së bashku jo vetëm për ne si bashkëatdhetarë e patriotë por edhe me partneret tanë”.
Dhe kur flitet për arbëreshët gjithmonë ka vend për të përmdendur Italinë dhe mbështetjen për Shqipërinë.
“Mendoj se sot është ditë e veçantë edhe për të falenderuar Italinë mike, pasi që ju dha mundesinë juve, parardhësve tuaj të mbani gjallë vlerat e Shqiptarisë, kulturën, identitetin, gjuhën. Italia mike ka qenë afër Shqipërisë në periudha të vështira të saj. Dhe aktualisht është avokatja më e mirë e Shqipërisë për rrugëtimin e anëtarësimit të saj në BE”
Në shenjë të kësaj vizite, kreu i shtetit i dhuroi përfaqësuesve arbëresh një monedhë që përfaqëson Shqipërinë. Nga nga njëra anë Shqiponja e Skënderbeut, nga ana tjetër ka një shtëpi në malet në Veri të Shqipërisë./abcnews.al