Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Lushnjë pasditen e sotme, ku për pasojë humbën jetë dy persona, babë e bir, si dhe mbetën të lënduar 7 të tjerë, ku mes tyre edhe deputeti i PS-së, Bujar Çela.
Gazetari Ervin Leka raporton për ABC News se kamioni ka qenë i pajisur me vinç dhe ka hasur në telat e korrentit. Për pasojë ka shpërthyer bombola e oksigjenit.
Nga pamjet e sigluara nga ABC News shihen automjetit e rënda pas shuarjes së flakëve dhe materialet e shkatërruara.
/abcnews.al