EMRAT/ Shpërthimi tragjik, vdesin babë e bir në Lushnjë

schedule18:19 - 1 Mars, 2024

schedule 18:19 - 1 Mars, 2024

LUSHNJË- Rëndohet bilanci i ngjarjes në qytetin e Lushnjës. Pas babait Roland Hoxha, ka ndërruar jetë dhe djali i tij, Elidon Hoxha duke e çuar në dy numrin e viktimave si pasojë e shpërthimit të fuqishëm në një kapanon në Lushnjë.

Po ashtu shtatë persona të tjerë janë lënduar, përfshirë dhe deputetin socialist Bujar Çela.

Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi, raporton se babai së bashku me të birin dyshohet se kanë qenë të dy në viç në momentin e aksidentit, i cili më pas solli shpërthimin tragjik.

“Kanë qenë të dy në brendësi të mjetit dhe kanë marrë më shumë plagë në frontin e shpërthimit”, raportoi ajo.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, në një kapanon në ndërtim, Lushnjë, ju informojmë se ka ndërruar jetë dhe shtetasi i dëmtuar nga shpërthimi, shtetasi E. H.

Në momentin e shpërthimit ndërroi jetë shtetasi Roland Hoxha, dhe u plagosën tetë shtetas.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Fier, vijon veprimet për zbardhjen e motiveve dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje.”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

/n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!