Partizani ka arritur të triumfojë ditën e premte ndaj Kukësit me rezultatin 3-0.
Intervali i parë kohor u mbyll në barazimin 0-0, ndërsa në pjesën e dytë erdhën golat e sfidës.
Në minutën e 55’ ka qenë Cara i cili ka ndëshkuar verilindorët. Talenti i Partizanit ekzekutoi saktë një goditje nga pika e bardhë e penalltisë. Por vetëm pak minuta më vonë, në të 61-tën, ishte një kundërsulm i shpejtë në krahun e djathtë për Partizanin, ku topi ka përfunduar në këmbët e Carës dhe shënoi përsëri në portën e Kukësit.
“Demat” nuk u ndalën me kaq. Në minutën e 73′, ka qenë Mehmeti i cili ka trefishuar shifrat.
Me këtë fitore, Partizani renditet në vendin e dytë me 43 pikë, ndërsa Kukësi në vendin e fundit me 19 pikë./h.ll/abcnews.al