Ndërsa janë favoritët e mëdhenj për të fituar La Liga, Real Madrid vazhdon të ndërtojë ekipin për të ardhmen. Peshkimi pritet të ndodhë sërish në Francë, sërish te PSG, aty nga pritet të vijë Mbappe si transferim i lirë.
Siç raporton “The Athletic”, Achraf Hakimi është një nga emrat në krye të listës së “Los Blancos”.
Plani i klubit spanjoll është shumë i ngjashëm me atë që po kryen me Alphonso Davies, mbrojtësin e krahut të Bayern Munich. Kontrata e ish-lojtarit të Interit skadon me PSG në vitin 2026 dhe në kryeqytet janë shumë të vëmendshëm ndaj situatës së tij. Ka dy skenarë të mundshmë, ose ta nënshkruajnë në vitin 2025 me një çmim të ulët, ose të presin vitin 2026 për ta transferuar me parametra zero./h.ll/abcnews.al