Everest Shala, është autori i cili vodhi një shumë parash në një market me ushqime në Qerret të Kavajës. 25-vjeçari u arrestua nga policia.
Policia e Kavajës në një reagim zyrtar sqaron se pas kontrolleve është gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov që përdori i riu për të kërcënuar shitësen e marketit ku mori një shumë parash.
Autori i dyshuar e kishte hedhur në një përrua.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe të Sektorit për Krimet ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Durrës, në drejtimin e Prokurorisë, pas identifikimit, kapjes dhe prangosjes së autorit të vjedhjes nën kërcënimin e armës, vijuan punën për sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të thelluara, Policia bëri të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale, të armës së zjarrit kallashnikov, të cilën autori i dyshuar e kishte hedhur në një kanal me ujë, në Qerret, Kavajë.”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al/