Dimrat po bëhen më të butë, siç e kemi parë edhe vetë muajin e fundit. Temperaturat i ngjajnë më shumë pranverës sesa dimrit, dhe sezoni i skijimit dhe udhëtimit me sajë po dështon në shumë destinacione evropiane për shkak të motit shumë të ngrohtë.
Kjo periudhë e vitit është ideale për udhëtime, për të eksploruar qytete dhe për të zhytur kulturën dhe historinë. Dhe për të qenë të sigurt se do t’ju presë moti i mirë dhe shumë diell në destinacionin tuaj, është mirë të dini se cilat janë qytetet më me diell në Evropë. Shumica e tyre, siç pritej, ndodhen në Itali dhe Spanjë. Domethënë rajonet jugore të atyre vendeve, mund të mburren me disa qytete me një numër mbi mesataren e ditëve me diell. Në krye të listës është Alicante në Spanjë, me 349 orë diell në muaj dhe Catania në Siçili është në vendin e dytë me 347 orë diell, ndërsa kryeqyteti jonë, Tirana ndodhet në vendin e 16-të.
Lista e qyteteve më me diell në Evropë
- Alicante, Spanjë (349 orë me diell në muaj, temperatura mesatare 19 gradë)
- Catania, Itali (347 orë me diell në muaj, temperatura mesatare 20 gradë)
- Murcia, Spanjë (346 orë me diell në muaj, temperatura mesatare 20 gradë)
- Malaga, Spanjë (345 orë me diell në muaj, temperatura mesatare 20 gradë)
- Messina, Itali (345 orë me diell në muaj, temperatura mesatare 19 gradë)
- Valencia, Spanjë (343 orë me diell në muaj, temperatura mesatare 20 gradë)
- Nice, Francë (342 orë me diell në muaj, temperatura mesatare 17 gradë)
- Las Palmas, Spanjë (341 orë me diell në muaj, temperatura mesatare 20 gradë)
- Granada, Spanjë (341 orë me diell në muaj, temperatura mesatare 17 gradë)
- Palermo, Itali (340 orë me diell në muaj, temperatura mesatare 19 gradë)
- Sevilja, Spanjë (340 orë me diell në muaj, temperatura mesatare 21 gradë)
- Zaragoza, Spanjë (340 orë me diell në muaj, temperatura mesatare 17 gradë)
- Marseille, Francë (339 orë me diell në muaj, temperatura mesatare 17 gradë)
- Barcelona, Spanjë (339 orë me diell në muaj, temperatura mesatare 18 gradë)
- Palma de Mallorca, Spanjë (337 orë me diell në muaj, temperatura mesatare 19 gradë)
16-30. Tiranë, Romë, Athinë, Madrid, Napoli, Bari, Torino, Valladolid, Sofje, Zyrih, Verona, Lisbonë, Venecia, Milano, Firence./abcnews.al