Përse Kurti mungoi në Tiranë?/ Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës: Mund të jetë e qëllimshme

schedule21:18 - 29 Shkurt, 2024

schedule 21:18 - 29 Shkurt, 2024

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, petrit Selimi në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “360 Gradë” në ABC News, komentoi mungesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti sot dhe dje në Tiranë.

Selimi u shpreh se mungesa e Kurtit mund të jetë e qëllimshme.

Nuk besoj se ka një shpjegim racional për kryeministrin e Kosovës. De facto është tashmë prej 6 ditësh në Britani. Është pak çudi, por kemi një kryeministër që qëndron në Britani. Cameroon ishte këtu para një muaji. Mund të ketë mungesë të qëllimshme nga kjo platformë ku duhet të ishte në një konferencë ku do ishte Vuçiç dhe Rama. Kosova ka nevojë të jetë prezente dhe të përmirësojë imazhin. Po ashtu të jetë përkrah Shqipërisë”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!