Vdekja e Navalny/ BE miraton rezolutën, Rusia të ndalojë shtypjen në vend

schedule14:49 - 29 Shkurt, 2024

schedule 14:49 - 29 Shkurt, 2024

Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë kundër shtypjes në Rusi pas vdekjes së kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny. Rezoluta u miratua me 506 vota pro, nëntë kundër, ndërsa 32 deputetë abstenuan.

Rezoluta dënon vdekjen e Navalny në një koloni penale të largët të Arktikut në fillim të këtij muaji dhe bën përgjegjës qeverinë ruse dhe Vladimir Putin.

Gjithashtu i bën thirrje Rusisë të shfuqizojë “legjislacionin e saj shtypës” dhe shpreh solidaritetin me rusët të cilët ende gjejnë guximin të flasin të vërtetën,  pavarësisht “represionit të qëllimshëm brutal” në vend.

E veja e Navalny, Yulia Navalnaya iu drejtua parlamentit ditën e djeshme teksa u kërkoi anëtarëve të ngriheshin kundër Putinit, të cilin ajo e quajti një “mafioz gjakatar”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!