Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka reaguar pas Samitit të Ukrainës të mbajtur sot në Tiranë. Zelenksy në një reagim në platformën X ka ndarë detaje nga takimi me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Presidenti ukrainas falënderon Serbinë për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës si edhe ndihmën e saj humanitare për mirëpritjen e ukrainasve që ikën nga lufta.
“Vura re rëndësinë e pjesëmarrjes së Serbisë në zbatimin e Formulës së Paqes. Ne koordinuam kontakte të mëtejshme me synimin për të zgjeruar mbështetjen globale për Formulën.”, shprehet më tej Zelensky.
REAGIMI:
Jam takuar me Presidentin @AVucic dhe falënderova Serbinë për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe ndihmën e saj humanitare dhe financiare dhe mirëpritjen e ukrainasve që ikën nga lufta. Vura re rëndësinë e pjesëmarrjes së Serbisë në zbatimin e Formulës së Paqes. Ne koordinuam kontakte të mëtejshme me synimin për të zgjeruar mbështetjen globale për Formulën. Unë e informova presidentin Vuçiç për situatën aktuale në vijën e frontit. Ne diskutuam gjithashtu sfidat e sigurisë dhe politike në Evropën Lindore
I met with President @AVucic and thanked Serbia for supporting Ukraine’s sovereignty and territorial integrity, as well as its humanitarian and financial assistance and welcoming Ukrainians who fled the war.
I noted the importance of Serbia’s participation in the Peace Formula… pic.twitter.com/pDQlvU5xPF
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 28, 2024
/abcnews.al/