Samiti i Ukrainës në Tiranë dhe vizita e Zelenskyt/ Hysa: Shqipëria, aleat i besueshëm i Perëndimit

schedule16:33 - 28 Shkurt, 2024

schedule 16:33 - 28 Shkurt, 2024

Diplomati Ylber Hysa tha se Shqipëria është tashmë aleat i besueshëm i Perëndimit, marrë shkas nga vizita e sotme e liderit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt, si dhe të Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, më 16 shkurt.

Diplomati Ylber Hysa në një lidhje të drejtëpërdrejtë për ‘Balkan Update’ në ABC News tha se shqiptarët kudo ku janë në Ballkan janë pasues të një politike perëndimore, ku mori si shembull Maqedoninë e Veriut.

Ajo që ndodhi sot është një pranim publik ndaj Tiranës dhe shqiptarëve si aleatit të besueshëm. Dhe samiti për Ukrainën është një lloj pranimi tashmë për rolin që kanë shqiptarët, të cilët krahasuar me vendet në rajon nuk kanë dilemë dhe rezerva. Kanë një mbështetjeje konsensuale edhe për dallimet politike. Kjo përzgjedhje nuk ishte e rastësishme, vjen pas atij të Blinken“, tha ai.

Më tej ai tha se “Shqiptarët kudo ku janë në Ballkan janë pasues të një politike perëndimore. Kemi dhe rastin në Maqedoninë e Veriut. Është vendi i katërt që nga përkrahja ushtarake i ka bërë Ukrainës. Kur flasim për Shqipërinë është më plural, në kuptimin gjeopolitik./abcnews.al