Tentoi të kalonte para të padeklaruara në portin e Durrësit, vihet nën hetim 39 vjeçari

schedule10:05 - 28 Shkurt, 2024

schedule 10:05 - 28 Shkurt, 2024

Policia ka goditur një tjetër rast të mosdeklarimit të parave në portin e Durrësit. Nën hetim është vënë 39 vjeçari Eridan Fejzaj , i cili u kap me me 9670 euro dhe 3345 paund që tentoi t’i nxirrte nga vendi pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për 39 vjeçarin nga Vlora si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale shumat e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”./abcnews.al