“Tirana, kryeqyteti i bisedimeve”, Begaj para samitit: Shqipëria riafirmon mbështetjen për Ukrainën

schedule08:35 - 28 Shkurt, 2024

schedule 08:35 - 28 Shkurt, 2024

Presidenti Bajram Begaj, përcoli sot një mesazh të posaçëm për samitin që mbledh në Tiranë përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Europës Juglindore dhe të Bashkimit Evropian.

“Tirana kryeqytet i bisedimeve!”,- shkruan Presidenti Begaj për Samitin e Europës Juglindore-Ukrainë.

Presidenti Begaj i vlerëson këto takime si të rëndësishme për rikonfirmimin e mbështetjes ndaj Ukrainës, për paqen, sigurinë dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.
Këtë qëndrim, Presidenti i Republikës e bëri të ditur në profilin e tij zyrtar në platmormën X dhe në facebook ku shkruan:

“Tirana kryeqyteti i bisedimeve!

Shqipëria mirëpret këto dy ditë liderë të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore me vullnetin dhe dëshirën për të kontribuar për paqen, bashkëpunimin, zhvillimin e qëndrueshëm në rajon dhe për të rikonfirmuar mbështetjen ndaj Ukrainës.

Urime dhe suksese!”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!