Roma mori fitoren e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit të Serie A duke mposhtur në shtëpi skuadrën e Torinos me rezultatin 3-2.
Ekipi kryeqytetas duket sikur ka rilindur me trajnerin De Rossi, i cili pas fitores nuk e fshehu gëzimin për suksesin ndaj Torinos.
“Domethënia e përqafimit me Dybala? Nuk e di erdhi natyrshëm, ai shënoi gol dhe u afrua tek unë. E kisha nisur festën që në momentin që Dybala mori topin, iu thashë të gjithëve se do të shënonte. Unë ende emocionohem si fëmijë.
Për mua marrëdhënia me lojtarët është shumë e rëndësishme pavaraësisht emrit që ata kanë. Raporti me këta djem është ai që më mban gjallë dhe që më bën të vazhdojë në këtë profesion. Më motivion që të zgjohem çdo mëngjes dhe të punoj shumë”, u shpreh i lumtur De Rossi./h.ll/abcnews.al