Scholz: Vendet europiane dhe anëtarët e NATO-s nuk do të dërgojnë trupa në Ukrainë

schedule15:36 - 27 Shkurt, 2024

schedule 15:36 - 27 Shkurt, 2024

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se vendet europiane dhe anëtarët e NATO-s nuk do të dërgojnë trupa në Ukrainë.

“U diskutua që ajo që është rënë dakord fillimisht mes aleatëve që vlen edhe për të ardhmen, që do të thotë se në tokën e Ukrainës nuk do të ketë ushtarë të vendeve europiane apo anëtarëve të NATO-s”, tha Scholz.

Ai vuri në dukje se vendet europiane janë të gatshme të marrin armë nga vende të treta, jashtë Europës, në mënyrë që të përshpejtojnë dërgimin e ndihmave ushtarake në Ukrainë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!