Prej më shumë se 4 muajsh, në rrjetin Telegram po qarkullon një grup privat në të cilin mbi 140 mijë persona pjesëmarrës qarkullojne foto dhe video të personave te ndryshëm kryesisht vajza të moshave te reja, të cilat përdoren për qëllime, shantazhi, kërcënimi, pornografie etj.
Grupi mban emrin “Albkingz” dhe për t’u bërë pjesë e tij ndiqen disa procedura.
Foto ose video fare normale që mund të qarkullojnë në këtë grup përmes teknologjisë dhe montazhit prodhojnë imazhe shpesh me përmbajtje pornografike që kanë për qëllim të denigrojnë këta persona, apo të shantazhojnë ata.
Pas 4 muajsh hetimesh intensive, drejtoria e krimit kibernetik në policinë e Tiranës, duket se është shumë ndalimit të administratorëve të këtij grupi, te cilet deri tani ka qene te paidentifikuar.
Pavarësisht se ky grup falë raportimeve, apo edhe ndërhyrjes së krimit kibernetik arrin të mbyllet, personat që e posedojnë hapin te tjera të cilat arrijnë në kohë rekord të njejtën audiencë. Jo më larg se të hënën ky grup ra gjurmët e policisë dhe u bë e mundur të mbyllej, por pa kaluar 24 orë, administratorët arritën të krijonin një grup të ri, me te njejtin numer pjesemarresish.
Sipas ekspertit të IT Anxhelo Lushka, ky grup nuk ka përfitime të drejtëpërdrejta nga rrjeti social Telegram, por nga shantazhet që i bëhen personave të cilëve u shpërndahen materiale private apo të dhëna personale.
Pavarësisht se në këto grupe të hapura janë shpërndarë mbi 35.000 materiale të ndryshme me përmbajtje denigruese përfshirë këtu edhe të mitur, në drejtorinë e krimit kibernetik ende nuk ka një denoncim konkret. Drejtori I krimit Kibernetik në policinë e Tiranës, ka një thirrje për viktimat e këtyre grupeve./abcnews.al