Mesfushori i Crystal Palace, Luka Milivojevic, është një nga lojtarët më të mirë kur bëhet fjalë për goditjet standarte. Përveç disa golave spektakolarë nga godijet e dënimit, Milivojevic është shumë i saktë edhe nga pika e bardhë e penalltisë.
Në takimin kundër Arsenalit, mesfushori i Palace shënoi golin e parë për miqtë në atë barazim 2-2, pikërisht nga pika e bardhë. Në minutën e 32-të, Zaha fiton një penallti dhe Milivojevic merr menjëherë përsipër ekzekutimin, duke u treguar i saktë dhe duke mposhtur portierin Leno.
Kjo penallti, ishte e 23-ta që Milivojevic gjuan në Premier League, duke shënuar 21. Mesfushori ka një përqindje saktësie prej 91%, duke u renditur i treti dhe duke iu bashkuar disa emrave legjendarë. Para tij, qëndrojnë vetëm Henry (92%) dhe Le Tissier (96%)./abcnews.al
1️⃣ Le Tissier 96% (25/26)
2️⃣ Henry 92% (23/25)
3️⃣ Milivojevic 91% (21/23)Luka Milivojevic is now the third best #PL penalty taker of all-time by conversion rate (min 20 scored) pic.twitter.com/VW2OwlCuzm
— Premier League (@premierleague) October 28, 2019