Zyrtarët izraelitë u nisën të hënën në Katar , ku Hamasi ka zyrën e tij politike, për të punuar në kushtet e një armëpushimi në Gaza dhe marrëveshjes për lirimin e pengjeve.
Izraeli është nën presionin e aleatit të tij kryesor, SHBA-së, për të rënë dakord për një armëpushim së shpejti, për të shmangur një sulm të kërcënuar izraelit në Rafah, qyteti i fundit në skajin jugor të Rripit të Gazës, ku janë strehuar mbi gjysma e 2.3 milionë njerëzve të enklavës, shkruan The Guardian.
Delegacioni izraelit, i përbërë nga stafi i ushtrisë dhe agjencisë së spiunazhit Mossad, kishte për detyrë të krijonte një qendër operacionale për të mbështetur negociatat.
Misioni i tij do të përfshijë verifikimin e militantëve të propozuar palestinezë që Hamasi dëshiron të lirohen si pjesë e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve.
Por Hamasi, i cili drejton Rripin e Gazës dhe shkaktoi luftën aktuale duke sulmuar Izraelin jugor më 7 tetor, thotë se nuk do të lirojë më shumë se 100 pengje që ende i mban, nëse Izraeli nuk premton të tërhiqet nga Gaza dhe t’i japë fund konfliktit.
Izraeli, nga ana tjetër, thotë se do të negociojë vetëm një pauzë të përkohshme në armiqësitë për lirimin e pengjeve, nuk do ta ndalë plotësisht luftën derisa Hamasi të çrrënjoset dhe dëshiron kontroll të përgjithshëm të sigurisë për Gazën për një kohë të pacaktuar./abcnews.al