Gjykata e Apelit Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë për 3 banorët e Unazës së Re, nga arrest me burg në arrest në shtëpi. Banorët e tjerë u lidhën me zinxhirë në shënjë proteste kundër kryemnisitrit me arsyen se nuk i lejon të protestojnë.
“Arrest shtëpie” është masa e vendosur nga Gjykata e Apelit për 3 protuestuesit e Unazës së Re, të cilët deri tani kanë qenë në masën “arrest në burg pa afat”. Gjykata e shkallës së dytë ka vendosur të zbusë masën e sigurisë për Gramoz Shehun, Ilir Katirajn dhe Skender Doden, por duke mos pranuar kërkesën e tyre për lirim. Në shenjë protetse për këtë masë, banorët e tjerë të Unazës së re u lidhën me zinxhirë në mënyrë simbolike, për të treguar se kryeministri po u heq të drejtën e protestës.
Në mbështetje të protestuesve ishin edhe përfaqësues nga Partia Demokratike. Ish-deputeti Klevis Balliu tha se prokuroria personale e Edi Ramës nuk lëshon urdhra arresti për hajdutët e projektit të Unazës por merret me protestuesit e pafashëm.
Megjithatë, banorët e Unazës së re janë shprehur se nuk do të ndale dhe do ta vazhdoje betejën e tyre në mbrojte te banesave të tyre. Banorët thone se e kanë njoftuar policinë për cdo protesë dhe se nga ana e komisariatit numër 6 nuk është marrë asnjë masë, për të rregulluar qarkullimin e automjeteve. Në protestën që pritet të zhvillohet, mbremjen e kësaj të Hëne banorët u shprehen për ABC News se do të vendosin ngjitëse në goje dhe do të protestojnë në mënyrë të heshtur për një orë, të lidhur me zinxhirë. /abcnews.al