Arsenal në kërkim të një portieri, “Topçinjtë” gati të paguajnë 17.5 milionë euro për “Dardanin” e Ajax

schedule15:35 - 26 Shkurt, 2024

schedule 15:35 - 26 Shkurt, 2024

David Raya, portieri aktual i Arsenal duket se do të jetë një titullar i padiskutueshëm për skuadrën e Mikel Arteta edhe për sezonin e ardhshëm. Aaron Ramsdale tashmë është në hije, dhe klubi anglez po mendon ta zëvendësojë portierin e “Tre Luanëve” me një “gardian” tjetër.

Bëhet fjalë për portierin me origjinë nga Kosova, Diant Ramaj. Me pashaportë gjermane, Ramaj mbron portën e Ajax në Hollandë.

Performanca e 22-vjeçarit ka qenë fantastike, ku shpesh është shpallur edhe lojtari i ndeshjes në kampionatin e Everedise.

Siç raportohet nga “Football Transfers”, Arsenal duket i gatshëm të ofrojë plot 17.5 milionë euro për kartonin e “Dardanit”./h.ll/abcnews.al