Kievi i ka bërë thirrje Polonisë që të ndëshkojë ata që janë përgjegjës për shkatërrimin e një ngarkese me drithë ukrainase në kufirin e dy vendeve gjatë fundjavës, tha sot zëvendëskryeministri Oleksandr Kubrakov.
I am angry. Ukrainians harvest grain under missiles and artillery, while saboteurs in Poland spill it on the ground
Today 160 tons of grain are lost.
The grain was transiting to Gdansk to be shipped internationally. No threat to Polish farmers whatsoever. Pure damage to us pic.twitter.com/PSFY3lJikq
— Tymofiy Mylovanov (@Mylovanov) February 25, 2024
Rreth 160 tonë grurë ukrainas u shkatërruan në një stacion hekurudhor polak mes protestave, të cilat një zyrtar i lartë ukrainas e përshkroi të dielën si një akt “mosndëshkimi dhe papërgjegjshmërie”.
“Ata që shkatërruan grurin ukrainas duhet të identifikohen, neutralizohen dhe ndëshkohen.
Dy shtete miqësore, të civilizuara janë të interesuara për këtë ,” shkroi Kubrakov në platformën X.
Fermerët polakë që protestojnë për atë që ata thonë se është konkurrencë e padrejtë nga Ukraina dhe rregullat mjedisore të Bashkimit Europian kanë bllokuar pikat kufitare me Ukrainën, si dhe autostradat dhe kanë shkatërruar qëllimisht produktet ukrainase nga vagonët e trenave.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën se ishte e rëndësishme që Ukraina të ruante lidhje të ngushta me Poloninë, por Kievi ishte gjithashtu i gatshëm të mbronte bizneset e goditura nga bllokada kufitare nga protestuesit polakë.
/abcnews.al