VIDEO/ Kartonë të kuq e 11-metërsh, “Demat” dalin “kokëulur” nga transferta e Korçës

schedule19:02 - 25 Shkurt, 2024

schedule 19:02 - 25 Shkurt, 2024

Mund të kishin siguruar të paktën 1 pikë, por kjo nuk ndodhi. “Demat e Kuq” të Partizanit kanë dalë kokëulur nga transferta e Korçës, me “Bardhekuqtë” e Skëndërbeut, që kanë arritur ta mbyllin 90-minutëshin, me fitoren minimale, 1 me 0, në sfidën e vlefshme për javën e 25-të të kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 38’-të, të pjesës së parë, ku një prekje me dorë e Mensah, nuk ka shpëtuar pa u vënë re nga arbitri kryesor i sfidës, i cili akordon menjëherë një 11-metërsh e nga pika e bardhë e penalltisë, “fantazisti” i sulmit, Dean Liço nuk gabon, duke e dërguar topin në portën e mbrojtur nga Alban Hoxha.

Falë këtij rezultati, Skënderbeu ngjitet në kuotën e 34 pikëve dhe është një nga pretendetët kryesorë, së bashku me Tiranën e Dinamo City-n, për të siguruar një vend në fazën “play-off”, të “Final Four”, ndërsa “Demat e Kuq”, të Partizanit nuk ditën ta shfrytëzonin siç duhet barazimin e Egnatias, ndaj Teutës, duke qëndruar në kuotën e 40 pikëve plot 9 pikë larg “Rrogozhinasve”. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN