Kategoria e Parë/ Flamurtari e mbyll me “poker”, Kastrioti mund Besën, Luzi “fundos” Burrelin

schedule18:05 - 25 Shkurt, 2024

schedule 18:05 - 25 Shkurt, 2024

Flamurtari nuk gaboi në transfertë ndaj Tomorit në Berat, me “Kuqezinjtë” triumfuan me shifrat 1-4 teksa Deliu e Shkurtaj shënuan në fraksionin e parë. Beratasit shkurtuan diferencat në minutën e 41’-të, megjithatë në pjesën e dytë, vlonjatët u shfaqën superior ndaj kundërshtarëve duke gjetur edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës.

Golat e sfidsë u shënuan nga Podrimcaku dhe Idriz Batha me penallti dhe pas këtij trepikëshi, Flamurtari ngjitet në kuotën e 42 pikëve në vend të tretë ndërsa Tomori mbetet në vendin e parafundit të tabelës me 14 pikë.

Sakaq, Kastrioti mposhti në shtëpi Besën me rezultatin 3-1. Edhe pse ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh, sërish krutanët përmbysën dhe morën tre pikë duke u ngjitur në kuotën e 23 pikëve në vend të tetë ndërsa Besa renditet në vend të 10 me 19 pikë. Në ndeshjet e tjera, Korabi mposhti 1-0, Lushnjen ndërsa Luzi mposhti 2-0, Burrelin. /i.m /abcnews.al