Venecia, maskat në Shkodër/ Edmond Angoni ka ngritur sipërmarrjen 26 vite më parë: Janë vepra arti

schedule20:20 - 24 Shkurt, 2024

schedule 20:20 - 24 Shkurt, 2024

SHKODËR- Nuk jemi në Venecia e as në Rio De Janairo, por në zonën industriale të Shkodrës. “Venice Art” është një vend unik në Shkodër ku prodhohen maska në mënyrë artizanale.

Këtë profesion Edomond Angoni e ka importuar në Shkodër pas emigrimit të tij në Itali dhe prej vitit 1998 ka ngritur një brand unik jo vetëm në Shkodër dhe Shqipëri por edhe më gjerë.

Edhe pse një fabrikë, puna këtu bëhet në formë artizanale. Janë prodhuar rreth 1700 maska ose vepra arti siç i cilëson Angoni.

Secila prej tyre kalon ne 12 procese. Maskat e prodhuara në Shkodër janë mbajtur edhe nga Nikol Kidman dhe tom Cruise në filmin Eyes Wide Shot të Stanley Cubrick

Por sa të rëndësishme janë Karnavalet dhe ngjashmëria e tyre me ato të Venecias? Angoni nuk ka një maskë me te preferuar se te tjerat megjithatë veçon maskën e Komedia Del’Arte.

Pavarësisht se është një zanat i veçantë të rinjtë i qëndrojnë larg dhe nuk dëshirojnë ta përqafojnë. Pjesë e “Venice Art” është edhe muzeu i maskave, një nga atraksionet turistike të Shkodrës, duke tërhequr interesin e vizitorëve vendas dhe të huaj./ abcnwes.al