“Djali i madh qëlloi babain”, policia: Motivet e vrasjes, konfliktet e vazhdueshme dhe fejesa e vajzës. Ja çfarë u gjet në banesë

schedule18:15 - 23 Shkurt, 2024

schedule 18:15 - 23 Shkurt, 2024

Drejtori i policisë së Durrësit, Skënder Hita ka zbardhur dinamikën e vrasjes së 50 vjeçarit Pëllumb Meta në Durrës. Ai tha se ndaj të atit ka qëlluar djali 25 vjeçar, Hysen Meta dhe jo vajza 19 vjeçare, siç pretendonte kjo e fundit. Nga dëshmitë e dhëna, motivi  kanë qenë konfliktet dhe fejesa e vajzës.

“Rezulton se vrasja ka ndodhur në ambientet e brendshme të banesës në një prej dhomave dhe më pas trupi është varrosur në ambientet e jashtme, në kasollen që ndodhej aty afër. Gjatë këtyre veprimeve, në banesë është gjetur edhe një predhë e armës së zjarrit me të cilën ishte krimi. Janë gjetur pjesë të armëve të tjera kallashnikov, është sekuestruar municion luftarak dhe veshje të tjera që janë përdorur për kryerjen e këtij krimi.

Në tërësinë e të gjithë veprimeve, pas një pune volumizone, është gjetur edhe arma e krimit, me të cilin ishte kryer kjo ngjarje, në një zonë moçalore në afërsi të banesës. Shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje kanë deklaruar se motivi i vrajses kanë qenë konfliktet e vazhdueshme familjare dhe nxitja që vajza të fejohej me një person pa dëshirën e saj. Nga gjithë veprimet hetimore, rezultoi se djali i familjes ka kryer qitjen.”, deklaroi drejtori i policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!