Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është drejtuar albin kurtit me një mesazh të qartë: mos i prish marrëdhëniet me aleatet më të fuqishëm të vendit.
Në këtë mënyrë presidentja osmani deklarohet hapur kundër kurtit. Ajo ka theksuar se Kosova nuk mund te kete sukses pa shtetet e bashkuara të Amerikës, që sipas saj kanë marrëdhënie ekzistenciale.
“Unë i inkurajoj të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës secilin që merret me politik që të beje çmos që këto relacione në veçanti me SHBA, me Mbretërinë e Bashkuar e me shtetet e BE-së që gjithnjë na kanë qëndruar pranë t’i konsiderojmë jo vetëm të rëndësishme por si ekzistenciale për suksesin e shtetin tonë.”
Ajo është ndalur edhe të çështja e dinarit. Sipas saj ndalimi i dinarit serb në Kosovë mund të kishte gjet zgjidhe brenda vendit pa shkaktuar përplasje mes Prishtinës dhe aleatëve të saj.
“Kjo çështje mund të zgjidhet këtu në Kosovë, në fakt nuk është dashur të bëhet çështje fare se nuk është dashur të krijohet si përplasje me aleatet tanë fare. Jam e bindur që nëse ka vullnet i cili zgjatë disa ore mund të ulen të gjitha institucionet relevante ta zbatojnë në praktikë këtë rregullore të BQK-së dhe të dalin me hapa konkret duke bazuar në ligjet që ekzistojnë në Republikën e Kosovës dhe ta marrim edhe përkrahjen e aleatëve tanë se siç e dini kjo çështje nëse nuk zgjidhet me kohë mund të krijohen edhe probleme te mëtejmë”
Deklarata e osmanit vijnë pas paralajmërimeve të shumta nga ndërkombëtaret për krisje të marrëdhënieve dy paleshe. Uashingtoni i ka kërkuar Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti ta shtyjë zbatimin e rregullores. Mirëpo me kokëfortësinë e tij Kurti ka insistuar se kjo rregullore nuk do të zhbëhet.